Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar 11 mjete gjatë kësaj jave për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë janë gjobitur më shumë se 9 mijë drejtues mjetesh dhe janë arrestuar 8-të.
Njoftimi:
Përmbledhje Javore e Policisë Rrugore Tiranë (25 janar – 3 shkurt 2024)
Arrestime dhe Procedime:
8 persona janë arrestuar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, duke përfshirë:
5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,
1 për korupsion aktiv.
Masat Administrative:
Gjithsej 9,180 masa janë vendosur, me fokus të veçantë:
Parandalimin e tejkalimit të shpejtësisë,
Përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse,
Respektimin e këmbësorëve dhe rregullave të parkimit.
Pezullime dhe Bllokime:
39 masa që përfshijnë pezullim të lejes së drejtimit,
11 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë verifikime dhe detyrime të palikuiduara.
Ne vijojmë në mënyrë të pandalur punën për të garantuar siguri dhe qetësi në rrugët e qytetit tonë. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe kujdesin e treguar në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor! Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurt!
/a.r