• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

200 të rinj i bashkohen PS, Veliaj: Kundërshtarët politikë janë reduktuar në një dritare

by A R
03/03/2024 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që zgjodhën të jenë pjesë e familjes së madhe socialiste. Veliaj tha se ndihet krenar që Partisë Socialiste po i bashkohen të rinj të talentuar, që kanë ide për të ardhmen.

“Një nga gjërat që më ka shijuar më shumë në të gjithë këtë tur, është fakti sa çuna dhe goca të shkëlqyer janë bashkuar me PS. Si ka mundësi, u them kolegëve nga bindje të tjera, që të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë me PS? Të gjithë studentët me 10-ta janë me PS. Të gjithë janë të mirëpritur, por fakti se më të mirët, më punëtorët, më të talentuarit, më të dalluarit bëhen me PS, është një kompliment më i madh. E di pse? Sepse i miri shkon te i miri, punëtori shkon te punëtori, i ndershmi shkon te i ndershmi, ai me zemër të madhe, shkon te tjetri me zemër të madhe”, tha Veliaj.

Më i miri, nënvizoi Veliaj, nuk mund ta ndalë vrapin dhe rrugën e hapur drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana ishte Qyteti Europian i Sportit dhe do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Edi Rama sjell të gjithë liderët e Europës në Tiranë. Sekretari i Shtetit Amerikan erdhi në të njëjtin muaj me Presidentin Zelensky. Kjo qeveri dhe ky kryeministër na ka ngritur kokën lart, ne jemi nga ai vendi që po ndryshon jashtë mase dhe është bërë model për gjithë rajonin tonë. Teoritë e disave janë qesharake, është si t’i thuash Luiza Gegës: “O goce, boll me gjithë këto medalje. Boll se na zuri gjithë kjo shpejtësi, ule një çikë, të fitojë edhe ndonjë tjetër”. Po a mund ta thotë dikush diçka të tillë? Do ishte komplet qesharake. I thua dot një kampioneje, “ule gazin se nuk po fiton asnjë tjetër medalje”?! Duket qesharake, t’i thuash fitimtarit, të shpejtit, të aftit, të talentuarit, të pëlqyerit nga publiku, lëre këtë punë që të vijë tjetri”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka parti tjetër më të mirë dhe më punëtore për të qeverisur vendin, se Partia Socialiste. Ai shtoi se kundërshtarët politikë janë reduktuar në vetëm një dritare, teksa Partia Socialiste hapet dhe bëhet e madhe çdo ditë e më shumë.

“Në vitin 2013 këta kishin të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2015 u reduktuan, kishin vetëm Tiranën. Në vitin 2015 humbën Tiranën dhe në 2017 ngelën vetëm në Bulevard. Nga bulevardi vajtën te oborri i tyre. Edhe te oborri i tyre, filluan sherrin dhe dogjën shtëpinë e tyre. Tani janë reduktuar vetëm në një rrugicë të Tiranës, nga 10 mijë rrugë që ka Tirana. E nga një rrugicë po reduktohen te një dritare. Njerëz që djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpinë tonë? Këta janë si Big Brother, thonë kush del nga shtëpia. Ne themi kush do futet te shtëpia, kush do shtohet te familja dhe kush do bëhet pjesë e skuadrës”, u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
Bastisje në 7 rajone, arrestohen 61 të dyshuar të mafias “Ndrangheta”

Ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Gjermania, arrestohet në Itali 24-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

August 6, 2026
Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

August 6, 2026
Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com