Pas lajmit që në spitalin e Elbasanit kishte ndërruar jetë një foshnje 1 vjeç dhe pretendimeve të prindërve për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorin e çështjes, kanë çuar në prokurori 3 mjekë.
Mjekët me iniciale E.L, 57 vjeç, banues në Elbasan, F.B, 51 vjeç, banues në Librazhd si dhe D.B, 56 vjeçe, banuese në Elbasan, sipas policisë dyshohen të kenë bërë mjekim të pakujdesshëm pasi në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ka gjetur vdekjen foshnja A.E 1 vjeç, banues në Elbasan.
Efektivat e policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorin e çështjes dhe me ekspertët “Mjeko Ligjor”, po punojnë për të sqaruar shkakun e vdekjes së foshnjës