• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA publikon studimin për punën e SPAK dhe GJKKO: Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë

by A R
25/09/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 – 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Studimi vëren se ka rënë numri i çështjeve të reja hetimore për korrupsion gjatë vitit 2023, por është rritur ndjeshëm numri i të dënuarve, që janë gjykuar për korrupsion.

Statistikat tregojnë rritje të hetimeve nga ana e SPAK-ut në çështjet e krimit të organizuar, si dhe numri i të dyshuarve për këto krime.

Në Gjykatat e Posaçme studimi thekson se janë shtuar hetimet dhe vendimet për çështjet penale, ku akuzohen zyrtarë të nivelit të lartë, është shkurtuar dukshëm koha e shqyrtimit të çështjeve penale, ndërsa për gjyqtarët mbetet e lartë ngarkesa mesatare e punës.

Ndjekja e korrupsionit

Ndjekja penale nga SPAK-u për rastet e korrupsionit është rritur vazhdimisht në 4 vite, duke mbërritur në 447 raste të dyshuara për korrupsion në 2023.

Megjithatë vitin e fundit u regjistrua një shkallë e ulët e ndjekjes penale për korrupsionin, sepse vetëm 38 raste ose 8.5% e çështjeve të korrupsionit u dërguan për gjykim në 2023, krahasuar me 43 raste ose 10.2% në 2022 dhe 33 raste ose 21% në 2020.

Rastet e korrupsionit të dërguara në gjyq shënuan rënie vitin e fundit, e bashkë me to ranë ndjeshëm numrat e të pandehurve nga 208 në 142 persona të dyshuar për korrupsion.

Por nga ana tjetër të pandehurit për korrupsion, që përfundojnë me dënim janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar. Dënimet për korrupsion arritën në 174 vetë në 2023, një rritje nga 140 në 2022 dhe vetëm 29 në 2020.

Studimi vëren se numri i çështjeve të reja të korrupsionit ka pësuar ulje të vazhdueshme, nga 46 raste në 2021 në 40 raste në 2023. Por numri i rasteve të korrupsionit të përfunduara në 2023 u rrit në 44, pas një rënieje të dukshme në 2022 me 32 raste.

Çështjet e korrupsionit të mbartura janë dyfishuar gjatë vitit 2023 në 23 raste të mbartura në 2023, kundrejt 12 raste në 2022. Por nga ana tjetër, ka rënë në 30 numri i apelimeve në 2023, kundrejt 43 raste në 2022.

Studimi veçon se gjatë vitit 2023 u dyfishua numri i procedimeve penale të filluara kryesisht në raport me vitin 2022, e po ashtu patën rritje edhe procedimet penale krahasuar me një vit më parë, por ato janë dukshëm më të ulëta se ato të dy viteve më parë.

Ndjekja e krimit të organizuar

Ndjekja penale nga SPAK-u e krimit të organizuar ka shënuar rritje të vazhdueshme rastesh, po ashtu edhe numrat e të pandehurve për këto krime, ndonëse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë mbeti në nivele të njëjta.

Vitin e fundit u dënuan nga gjykata vetëm gjysma e të pandehurve për krim të organizuar, që mbërritën në gjykim. Madje në vitin 2022 u dënuan nga gjykata vetëm një e treta e të pandehurve për krim të organizuar, që kaluan në proces gjyqësor.

Në studim vërehet se shkalla e ndjekjes penale ka një rënie të lehtë 5.5 për qind, ose 11 çështje të dërguara në gjykatë nga 201 të tilla, krahasuar me një vit më parë, kur iu dorëzuan drejtësisë 10 nga 167 çështje.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u regjistruan vitin e kaluar 16 çështje të reja nga 27 një vit më parë. Nga ana tjetër u mbartën 25 çështje, ose dy më shumë nga një vit më parë, dhe u përfunduan 21 çështje gjyqësore në 2023 nga 25 çështje të mbyllura në 2022.

Zyrtarët e nivelit të lartë

Në morinë e mbi 1 mijë e 533 procedimeve për korrupsion gjithsej me mbi 1 mijë të pandehur, janë hetuar 43 zyrtarë të lartë për korrupsion, prej tyre janë dërguar për gjykim 32 prej tyre si të dyshuar për korrupsion dhe u dënuan për këtë lloj krimi 20 zyrtarë të lartë.

Mes të dënuarve nga 2020 deri në 2023 janë 3 ish gjyqtarë, 1 ish prokuror, 1 ish anëtar i KPA-së, 3 ish kryetarë bashkie, 1 kryetar bashkie, 1 ish nënkryetar bashkie, 1 ish zv.ministër i brendshëm, 1 ish sekretar i përgjithshëm ministrie, dhe 2 ish deputetë.

Sipas studimit, u shënua një rritje prej 8.5 për qind në vitin 2023 në hetimet mbi zyrtarët e nivelit të lartë, kundrejt 0.5 për qind që ishte në 2021.

Vitin e kaluar GJKKO përfundoi me vendim gjyqësor mbi 75 për qind e çështjeve të dërguara për korrupsion dhe krim të organizuar në atë gjykatë, që u përkisnin të pandehurve të nivelit të lartë, ndërsa vitin 2020 kjo ishte 25 për qind.

Në vitin 2023 u hetuan 2 raste skemash korruptive, ndërsa më parë drejtësia e reformuar kishte hetuar vetëm një rast.

Gjykatat e Posaçme

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë 2023 u regjistruan më pak çështje të reja për korrupsion, u rrit numri i çështjeve të mbartura, por u morën më shumë vendime gjyqësore krahasuar me një vit më parë.

Në të njëjtën gjykatë u regjistruan gjatë vitit të kaluar më pak çështje të reja për krim të organizuar, si dhe më pak vendime gjyqësore, ndërsa u rrit numri i çështjeve të mbartura nga një vit më parë.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ranë ndjeshëm çështjet e korrupsionit në raport me një vit më parë, ndërsa u shtuan çështjet e krimit të organizuar.

Të dy gjykatat kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e shqyrtimit të çështjes, ndonëse ngarkesa mesatare e punës për gjyqtarët është e lartë, 325 çështje për vitin 2023 në Shkallën e Parë, kundrejt 298 në vitin 2022.

Ndërsa në Apel ngarkesa ka rënë nga 42 çështje në 32 gjatë vitit 2023. Një tjetër problem për t’u veçuar janë vendet vakante përkatësisht dy vende të lira për prokuror në SPAK, 5 vende për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 2 në Apelin e Posaçëm./VOA

Next Post
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

"Hallet e familjes Berisha nuk janë hallet e shqiptarëve", Shehi: Opozita po vuan ende pasojat e konfliktit të brendshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com