Ditmir Bushati, ish ministër i Punëve të Jashtme, analizon për Top Channel atë çfarë prodhoi samiti për Ukrainën dhe ai mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Paketën 6 miliardë euro të ndihmës të BE me synim rritjen ekonomike të rajonit, e shikon si jo të mjaftueshme për të ngushtuar hendekun ekonomik, mes vendeve tona dhe BE.
Muhamed Veliu: Shqipëria nga një vend pjesëmarrës në të shkuarën, tashmë organizon në Tiranë samite si ai për Ukrainën dhe tjetri mes vendeve të rajonit dhe BE. Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë pse Tirana në organizimin e tyre?
Muhamed Veliu: Sa realiste ishte artikulimi i kërkesës për bashkë-prodhim armatimesh Shqipëri-Ukrainë nga presidenti Zelenskyy në Tiranë dhe si e patë deklaratën finale të samit e cila prodhoj komente të shumta?
Ditmir Bushati: Deklarata finale janë produkt kompromisi. Jo të njëjtat vende kanë të njëjtin lexim politik dhe gjeo-politik për atë që po ndodh në fqinjësinë lindore të Bashkimit Europian. Serbia për shembull një aleate e Rusisë në rajon nuk i është bashkëngjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë. Mbron integritetin rajonal të Ukrainës në mënyrë perverse, duke e paralelizuar me ndërhyrjen e NATOS në Serbi para 25 vitesh. Investimi për mjedisin e sigurisë duhet të jetë një proces i përditshëm dhe duhet të ndërgjegjësohemi se nuk mjafton antarësia në NATO për ta marrë, sigurinë të mirëqenë.
Muhamed Veliu: Në samit BE-Ballkan Perëndimor edhe njëherë tjetër vendet e rajonit u angazhuan në përshpejtimin e reformave për të përfituar nga plani i rritjes së BE. Sa realiste janë këto angazhime?
Ditmir Bushati: Plani rritjes së BE është një lajm i mirë në vetvete por nuk mjafton. Pse nuk mjafton? Sepse sipas parashikimeve të Bankës Botërore dhe BERZH-it do të duhen rreth shtatë dekada e gjysmë që të arrihet kjo konvergjencë mes nesh dhe mesatares së BE-s në qoftëse do të jetë ky ritëm. Me këtë plan raporti i pabarazisë mes nesh dhe BE-s nuk mundet në mënyrë thelbësore. Kryeministri me të drejtë i referohet faktit se nuk është çështje parash dhe në fakt paratë mungojnë. Ajo që kemi nevojë dhe mungon shumë në vendet e rajonit është mirëqeverisja, projekte të një karakteri rajonal dhe këtu kam parasysh vendet që janë pjesë e BE-s, Itali, Greqi, Sllovenin, Kroacisë, Rumaninë dhe Bullgarinë për të filluar e mësuar vendet tona me konceptin e një tregu më të madh europian. Investimet që duhen në teknologji dhe sidomos në ekonominë e gjelbër. Të gjitha vendet tona kanë probleme të thella të mirëqeverisjes dhe politikave të ekonomisë së jetës që kanë të bëjnë me edukimin, shëndetësinë, përkujdesjen sociale, me tkurrjen e tregut të punës. Të gjitha këto na kanë sjellë në një situatë ku kemi një kërcënim demografik. Pa u tejkaluar kjo nuk mund të flitet për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Muhamed Veliu: Si dhe sa mund të përfitojë Shqipëria nga paketa 6 miliard euro e BE-s?
Ditmir Bushati: Shqipëria ka mundësi për të përfituar nga kjo paketë duke adresuar në radhë të parë çështjen e mirëqeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe një model ekonomik social mbi të cilin bazohet Bashkimi Europian.
Dhelpra dhe rrushtë….o Ditmir Sulejman Bushati, kushëri i Andi Mehdi Bushatit…..
Të njojti mirë dhe shumë shpejt Edi Rama, prandaj edhe të dha partallat, e të nxorri për bythe nga Ministria e Jashtme, duke të të zëvendesuar menjëherë me një kriç-gomari, vetëm e vetëm për të të sfiduar ty me një riosh faqe pa dirsur, thjesht dhe vetëm,,për të ta dhjerë.
U fryve si BRETKU, dhe tani po pëlcet, bashkë me kushon tënd tërbaço-shkodrjan.
Ore Bushat, ti sikur je ideologu i vendosjes së Fred Belerit si kandidaturë, vetëm e vetëm që të ketë përplasje Shqipëri-Greqi, për “të ngritur lavdinë tënde kur halla kishte koqe”.