Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash.
Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars 2023.
Flet për mediat avokati i Fredi Belerit:
Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë.
Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulattet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll./m.j