Katedralja në Prishtinë mbetet njëri nga projektet më të rëndësishme të Ipeshkvisë në Kosovë. Gazeta Express merr vesh që punët ndërtimore në Katedrale po i kryejnë familja e ngushtë e Ipeshkvit Gjergji, kompania Torre. As udhëheqësit e Kishës Katolike në Prishtinë duket se nuk i kanë rezistuar tundimit që t’i shpërblejnë familjen e tyre të ngushtë me punë ndërtimore. Gazeta Express merr vesh që familja e ngushtë e Ipeshkvit Dodë Gjergji po merren me kryerjen e punëve në Katedrale, që kushtojnë qindra mijëra euro.
“Kompania ‘Torre’ ka kryer lyerjen e objektit brenda në Katedralen e Prishtinës është në pronësi të familjarëve të Ipeshkvit Dodë Gjergji”, thotë një burim i Gazetës.
Pronari i kompanisë “Torre”, Gazmend Gjergji, i kontaktuar nga Gazeta Express, nuk e ka mohuar që është djali i vëllait të Ipeshkvit Dodë Gjergji, por as nuk ka sqaruar rrethanat e përfitimit të privilegjit për të punuar si punëkryes në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Ai ka thënë se do të sqarohet më vonë.
Edhe drejtuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, të kontaktuar nga Express, nuk e kanë mohuar që punëmarresit në Katedralen në Prishtinë janë të afërm të Ipeshkvit Dodë Gjergji, por edhe ata sikurse pronari i kompanisë “Torre” kanë kërkuar kohë. Murgjit shqetësohen për shkak të grafiteve “ISIS” në muret e Kishës Ortodokse në Prishtinë.