Real Madrid dëshiron t’ia vazhdojë kontratën Gareth Bale. Drejtuesit e Real Madridit janë të kënaqur me paraqitjet e Gareth Bale, pavarësisht lëndimeve të shpeshta në këto tre vite,
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2019, por ata duan që t’ia vazhdojnë kontratën deri në vitin 2021 duke përmirësuar edhe kushtet financiare, shkruan The Telegraph.
Ai përfiton 10 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re mund të përfitojë deri në 20 milionë, aq sa fiton edhe Ronaldo. Kontrata e re do të jetë një mundësi e mirë për të ndalë interesimin e PSG’së dhe Bayern Munichut, skuadra këto të interesuara për uellsianin.