Policia e Kosovës ka zbuluar një “shtëpi bari” në zonën e Leposaviçit, teksa kultivuesi i bimëve narkotike është arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës, në tentativë për t’u larguar nga vendi.
Forcat e rendit kishin marrë informacion për shtëpinë e kthyer në serë kanabisi në Granican dhe kur mbërriti në adresë zbuloi brenda saj një ambient të përshtatur për kultivimin dhe të paktën 23 bimë narkotike.
Personi që kishte në pronësi banesën e përshtatur për kultivimin e kanabisit u arrestua nga policia në pikën kufitare në Jarinje teksa vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
/a.r