Policia e Kosovës ka sekuestruar 33 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sative në zonën e bjeshkëve të fshatit Vërmicë, mbrëmjen e së enjtes.
Teksa patrullonin në zonë, efektivët e policisë kanë pikasur dy persona të dyshimtë që po kalonin kufirin nga Shqipëria në Kosovë në rrugë të paligjshme, me disa çanta në shpinë.
Kur panë policinë, dy personat braktisën çantat dhe tentuan të largohen me vrap. Një prej tyre u arrestua teksa tjetri arriti të fshihej mes bimësisë.
Policia verifikoi çantat dhe pa se brenda tyre ndodhej një sasi e konsiderueshme kanabisi, që dyshohet se kishte si destinacion qytete të ndryshme në Kosovë.
/a.r