• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dialogu Raisina”, Hasani: Të forcojmë bashkëpunimin për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet

by A R
23/02/2024 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Indi, mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”.

Gjatë sesionit mbi pasojat e një politike të përçarë, ministri Hasani u ndal në situatën në Ballkanit Perëndimor.

“Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha. Prandaj, kemi nevojë për institucione më solide ndërkombëtare dhe na duhet më shumë mirëkuptim për gjërat për të cilat kemi rënë dakord”, nënvizoi ministri Hasani.

Për kryediplomatin shqiptar nevojitet angazhimin i të gjithë aktorëve për të eksploruar mënyra të reja dhe efektive për të ndërtuar një botë më të mirë.

“Multilateralizmi po vuan dhe nuk po vuan sot. Ka vuajtur në dy dekadat e fundit. Është duke vuajtur sepse disa vende në botë mendojnë ndryshe dhe nuk mendojnë se demokracia liberale e bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit, është shembulli i duhur për t’u ndjekur. Vetëm duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar në organizatat ndërkombëtare, në traktate, në protokolle, në forume si ky, ne mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë”, tha ai.

“Dialogu Raisina” është konferenca kryesore e Indisë mbi gjeopolitikën dhe gjeoekonominë, që organizohet nga viti 2016, nga “Observer Research Foundation” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë.

/a.r

Next Post
Kush është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga vajza e tij në Durrës

Kush është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga vajza e tij në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com