Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni./m.j