Përfaqësuesi ligjor i PD-së Rezart Kthupi, foli në lidhje me amnistinë penale që pritet të kalojë ditën e nesërmenë Kuvend për miratim.
Ai tregoi se përse PD doli kundër amnistisë duke thënë kjo ndodhi pasi PS nuk pranoi propozimet që bëri opozita.
Mes tjerash ai shtoi se PD nesër nuk do e votojë amnistinë penale.
“Propozimet e PD-së për amnistinë nuk u pranuan nga mazhoranca me justifikimin që kemi të bëjmë me vepër penale që janë të rënda ose cenojnë shoqërinë. Për këtë shkak vendosi që këto mos t’i përfshijë në draftin e amnistisë. Në mbledhjen e fundit të Komisionit del një amendament që nuk është i përfshirë në amendamentet e shkuara. Alibeaj ka vendosur të largohet nga seanca e Komisionit duke deklaruar se në rast se ky amendim do të miratohet nga Komisioni ne nuk e votojmë aministinë penale,” tha ai në Euronews.