Aktori i madh shqiptar Genc Fuga ka qenë i ftuar në një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij Eni Jani Fuga këtë të diel, në RTSH.
Fokusin më të madh të kësaj interviste sigurisht që e mori gjendja shëndetësore e Gencit, i cili kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte në nevojë të një ndërhyrje të menjëhershme dhe të kushtueshme. Shqiptarët kanë dhënë një kontribut financiar për të mbështetur kostonë e operacionit dhe Genc Fuga ka shprehur falënderim për mbështetjen e tyre.
I pyetur për ndjesinë menjëherë pas operacionit, teksa aktori ishte në vetëdije të plotë, ai u shpreh se ishte mrekulli që kur hapi sytë pa fytyrën e bukur të Enit.
“Falë medikamenteve unë kam qenë në një dimension tjetër, pastaj po vija realisht. Ishte një mrekulli që kur hapa sytë për herë të parë në mënyrë koshiente, unë pash portretin e Enit, që me thënë të drejtën është shumë i bukur. Dhe pastaj mendimi tjetër ishte që unë nuk e paskam harruar nga jeta e parë që është gruaja ime dhe kemi ndarë shumë. Nuk paska gjë më burrërore se lotët e një burri dhe ishte një moment që ky ishte ballafaqimi i parë me këtë jetë të re që po filloja dhe jemi të bekuar”, u shpreh Fuga.
Fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit sot është e stabilizuar.
/f.s