Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim pune mëngjesin e kësaj të enjteje me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Kreu i shtetit bën me dije se kanë qenë tre tematika që kanë qenë në fokus të diskutimit të tyre.
Së pari bëhet fjalë për situatën në rajon, së dyti për përmbylljen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Italinë dhe së treti për dekretimin e ambasadorëve të rinj.
Kujtojmë se të martën, ministri Hasani firmosi bashkë me homologun e tij italian, Antonio Tajani marrëveshjen që njeh pensionet me Italinë.
/a.r