Bashkia e Tiranës ka vijuar punën edhe këtë fundjavë për rehabilitimin e shtresave të asfaltit në disa lagje të kryeqytetit. Gjatë javës u punua në këto segmente: Rruga “Ali Asllani”, Rruga “Jusuf Vrioni”, Rruga “Karl Gega”, Rruga “Enriko Telini”, Rruga “Ali Kolonja”, etj.
Punëtorët së bashku me makineritë janë duke punuar intensivisht për rehabilitimin e disa rrugëve të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të këtyre zonave.
/f.s