• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ Maxhoranca voton të enjten projektligjin e lojrave të fatit dhe dekoratat, ‘Rithemelimi’ ndjek skenarin kaosit

by Java News
07/02/2024 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pr/ligji për lojrat e fatit dhe pr/ligji i dekoratave i cili u kthye në Kuvend nga presidenti Bajram Begaj pritet të votohen në seancën e së enjtes 8 shkurtit në kuvend.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërsa deputetët e Bardhit dhe të Berishës pritet që të përsërisin skenaret e kaosit dhe të zhurmës me qëllim që të mos lejojnë një seancë normale.

Deputetët e opozitës janë të vendosur të vijojnë këtë skenar si protestë për rrëzimin e kërkesave të tyre. Ajo çfarë duhet thënë se skenari i kaosit nuk pengon votimin e pr/ligjeve pasi maxhoranca i ka votat të vijojë dhe pa to.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi paralajmëroi të hënën sërish kërkesa drejtuar kuvendit për të përjashtuar ata deputetë që po pengojnë zhvillimin normal të seancës.

Pr/ligji për lojrat e fatit kaloi dje në komisionin e ekonimisë Deputeti Erjon Braçe ripërsëriti qëndrimet për një kontroll më të fortë të kompanive të licencuara për të dekriminalizuar tërësisht sektorin. Braçe e quajti themelore që në këtë proces të përfshihet SPAK.

Ndërkohë më 13 janar 2024 presidenti riktheu në kuvend ligjin e dekoratave duke argumentuar se ishte cënuar e drejta e Presidentit

Rendi i ditës

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”. 5. Projektligj “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore”

7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027”

8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019”

9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

10. Projektligj “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. 11. Projektligj “Për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë

12. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”””” 13. Dekreti nr. 10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë.

14. Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

/f.s

Next Post
Dënohet aleati i shqiptarëve në Britani, u siguronte “shtëpitë e barit”

Dënohet aleati i shqiptarëve në Britani, u siguronte “shtëpitë e barit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com