Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të valltares Lili Cingu.
“Lamtumirë, Lili Cingu, princesha e valleve shqiptare! Vallet e Jugut, Çamërisë, Korçës, Kolonjës, Shqipërisë së Mesme, vallet epike të Veriut, vallet e Dropullit dhe krahinave të tjera të Shqipërisë i bëre më të lehta dhe u dhe plot bukuri e hijeshi me kërcimin tënd!”-shprehet Nikolla./m.j
Të gjithë thonë MBRETËRESHA E VALLES Shqiptare, kjo Nikolla ja ul kategorinë, dhe e bën PRINCESHË…..
Ato këshilltaret që vijnë rrotull zyrave të Kuvendit, duhet të kenë më shumë horizont e kulturë, në lidhje me historikun e artit e kulturës tonë, pa thënë për fusha të tjera si ndertimi, mekanika, nafta, kromi, bakri, qymyr-guri dikur në pararojë të këtijë vendi, me histori të fuqishme e potencial ekselent të inxhinjerisë Shqiptare, pa përmendur numrin e lartë të fuqisë punetore.