Ditën e djeshme në një spital privat në Tiranë, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 31 vjeçe.
Pas kallëzimit të familjarëve, hetuesit e komisariatit Nr.4 kanë nisur hetim për rastin.
Mjekët që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme, megjithatë prokuroria ka kërkuar që të verifikohen të gjitha lëvizjet dhe detyrat që janë kryer që nga momenti që vajza ka shkuar për të kryer ndërhyrjen, deri kur ka ndërruar jetë.
Po ashtu janë sekuestruar dokumentacionet e plota të ndërhyrjes, përfshirë kartelën mjekësore në spital dhe materiale të tjera me rëndësi për hetimin, i cili është në fazë fillestare.
/a.r