Si e vlerësojnë shqiptarët punën e SPAK?
Shqiptarja.com ka ndërmarrë një sondazh lidhur me vlerësimin që shqiptarët kanë për punën e SPAK.
Sondazhi u hap mbrëmjen e 27 janarit. Mbi 70% e vlerësojnë pozitivish punën e këtij institucioni të ri të drejtësisë i cili po godet dhe në nivele të larta të politikës.
Ndërsa 20% kanë dhënë një vlerësim negativ.
SPAK ka në dorë dosje të nxehta si ajo e privatizimit t ëish kompleksit Partizani, Gërdeci, Cez- Dia apo dhe dosjen e inceneratorëve ndërsa në hetim janë ish kryeministri Sali Berisha, e dhëndri I tij Jamarbër Malltezi, Arben Ahmetaj e Ilir Beqaj si dhe ka dërguar në gjykatë kryebashkiakë dh eish kryebashkiakë socialist si dhe ish ministrin Lefter Koka.
Sondazhi është i hapur dhe ju mund të vijoni të votoni duke klikuar këtu
Shqiptarët e kanë vlersuar punën e SPAK, ndërsa po thyhet miti i të “paprekshmëve”.
/f.s