Aktorja dhe infuencerja Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit.
“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna por edhe vajza të reja në rrjete sociale të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash, duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur unë isha në provë në programin në të cilin punoja, dëshira ime shumë e madhe për të marrë pjesë, isha në provë pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në provë.
Ndërsa bëja rolet e vajzës provokuese, edhe jam gjykuar nga publiku duke thënë se hë se ajo i ka gjërat lehtë, dilja nga puna dhe merrja dy autobusë për të shkuar në shtëpi. Jam paragjykuar, duke thënë që pas kësaj mund të shihet një partner i cili i mundëson çdo gjë që e mban me para dhe askush nuk e dinte këtë që sapo thashë. Është hera e parë që unë po e them këtë gjë”, tha Eliona./m.j