Psikologët kanë mbledhur Asamblenë e Përgjithshme, ku kanë kërkuar shkarkimin e presidentes Valbona Treska, ku sipas tyre ka uzurpuar urdhrin.
Psikologët pretendojnë se Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut ka uzurpuar institucionin, i kërcënon me komision etike, si dhe ka rritur tarifat për kuotizimit. Po ashtu ata thonë se ka tarifa te larta për trajnimet, që shkojnë deri në 1400 euro dhe këto trajnime nuk përputhen me profilin.
Psikologia Jona Begeja, deklaroi se “ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe publikim i vonuar i vendimeve. Marrim përgjigje të vonuara ndaj shqetësimeve, shpesh herë dhe akute, nga drejtues të UP megjithëse ka 2 juristë, sekretare, Sekretar të Përgjithshëm, punonjës administrate. Kemi moskonsultim paraprak me anëtarët e Asamblesë kur teknologjia prej disa vitesh tashmë e thjeshtëson komunikimin, si dhe trajnimet janë të kushtueshme. Rritja e tarifave me mbi 30% kur nuk ka pasur rritje te ardhurash financiare për të gjithë psikologët. Ndaj dua ta mbyll duke thënë se psikologët ligjorë i paguajnë UP kuotën më të lartë nga të gjithë psikologët e tjerë, kuotë kjo e diferencuar. Komisionerit kundër Diskriminimit me anë të një vendimi e ka quajtur këtë kuotë diskriminuese. Fenomen shqetësues tjetër është që psikologët ligjorë edhe pse kanë kryer trajnimet e nevojshme nuk thirren për të asistuar pranë gjykatave.”
Asambleja është mbledhur me kërkesë të 500 anëtarëve, ku u vendos që në rendin e ditës të futet pika për shkarkimin e Treskës dhe votimi do të bëhet i fshehtë.
/a.d