Plas e qeshura në studion e “3D”, pasi aktori Viktor Zhustin, tha se për të gjetur protagonistin , autori Leka Bungo është lodhur shumë.
“Kam përshtypjen që Leka Bungo kontrolloi gjithë arshivat e teatrit , kontrolloi dhe gjithë azilet nëse mund të gjente një gjë të përshtatshme dhe në fund i mbeta unë në dorë”, tha duke qeshur Zhusti .
Nga interpretimi i Zhustit do kuptojmë që personazhi, komunisti Kuqo, le një testament dhe rrëfen kohën që prej fillimit të krijimit të partisë komuniste e deri në vitin 1991.
/a.d