Për t’i kuptuar pak më thellë qytetarët në perceptimin që ata kanë për veten si të majtë a të djathtë, Barometri, ka parë edhe ndarjen e perceptimit të tyre sipas spektrit ideologjik politik edhe sipas gjinisë, moshës dhe vendndodhjes gjeografike.
Rezulton se 38.2% e burrave të pyetur e konsiderojnë veten të djathtë dhe 33.9% e grave të pyetura e konsiderojnë veten të djathta.
Të majtë e konsiderojnë veten 41% e burrave të pyetur dhe 50% e grave të pyetura e konsiderojnë veten të majta.
Tek grupmoshat vihet re se tek më të rinjtë nga 18 deri ne 34 vjeç, diferenca mes atyre që e konsiderojnë veten të majtë dhe të djathtë, është më e madhe krahasuar me grupmoshat e tjera mbi 34 vjeç, të cilat njehësohen pak a shumë në përqindje në të majtë dhe të djathtë.
Konkretisht te 18-24 vjeçarët 42.8% e konsiderojnë veten të majtë dhe 31% e konsiderojnë veten të djtathtë.
25-34 vjeçarët diferencohen në 56.2% të majtë dhe 24 % të djathtë dhe mbi 35 vjeç janë pothuaj të barazuara në nivelin e 40%, si të majtë e të djathtë.
Sipas vendbanimeve në të gjithë qarqet e vendit të majtë dhe të djathtë janë si më poshtë:
Qendra: Tiranë, Durrës, Elbasan: 40.7 % të djathtë, 40.8 % të majtë.
Jugu: Gjirokastër, Fier, Vlorë, Korçë: 25% të djathtë, 52,7 % të majtë.
Veriu: Lezhë, Shkodër, Dibër, Kukës: 45.6 % të djathtë, 43.5% të majtë.
/a.d