Një autobus me 30 udhëtarë nga Kosova ka pësuar një aksident mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Dubrovnikut në Kroaci.
Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe sipas informacioneve, asnjë nga udhëtarët nuk ka marrë lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.”, njofton MPJD.
Ndërkohë, mediat kroate bëjnë me dije se, si pasojë e aksidentit janë regjistruar 1 viktimë dhe 2 të plagosur, ndërsa në të janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një autoveturë.
/a.r