Ajo në të vërtetë po provonte të ndihmonte djalin e saj duke i dhënë këshilla për t’u mbrojtur gjatë marrëdhënieve seksuale, por jo gjithçka shkoi ashtu si ajo mendoi, transmeton lajmi.net.
Djali i saj i kishte treguar që kur ajo të dalë nga shtëpia në mbrëmje, do ta sillte në shtëpi të dashurën e tij, kështu që nëna e shqetësuar për të bëri diçka interesante.
Ajo i shkroi një letër duke i lënë gati edhe një prezervativ.
“Bir,
E di që tani je rritur dhe jam krenare për ty. Kur të vijë Ashley sonte dhe nëse gjërat bëhen serioze, sigurohu ta përdorësh këtë!
Gjithashtu, i dashur, darkën e ke në frigorifer.
Të do Mami”.
Megjithatë, jo gjithçka i kishte shkuar mirë në mendje kësaj nëne të gjorë. Prezervativët janë për t’u mbrojtur jo për t’u shpuar. Epo, kjo nënë pa menduar shumë gjatë prezervativin e shpon në mes kur e vë në letër duke e gozhduar.
Foton e ka shpërndarë në mediat sociale djali i saj, megjithatë nuk është bërë publike emri i tij dhe as i nënës, edhe pse fotoja është parë dhe është komentuar nga shumë njerëz. /Lajmi.net