273 persona janë vënë në prangat e bluve në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”.
Në një deklaratë të përbashkët me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se në këtë fazë të dytë të operacionit është kapur një sasi e madhe lëndësh narkotike si dhe janë sekuestruar shumë armë pa leje.
“Kemi arritur të realizojmë një fazë të dytë të operacionit kombëtar. Ka disa suksese në fakt, ku do nënvizoja se ka qenë një operacion i madh, por suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi pasur asnjë rrjedhje informacione dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit janë realizuar dhe ndërkohë që ne flaism forcat e poliicsë janë në terren për të vijuar me punën. Jo pa qëllim jemi pranë një shkolle të mesme, se na duhet domosdoshmërisht ta rrisim prezencën tonë në territor për të garantuar sigurinë në shkolla. Dua të vlerësoj se edhe sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe krahasuar me pritshmëritë ndërkohë vazhdon puna jonë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje. Kemi sekuestruar një numër të konsiderueshëm”, tha Balla.
Ai theksoi po ashtu se do të forcohet me ligj Paketa e Sigurisë në Shkolla si dhe çdo formë e armëmbajtjes pa leje në vend.
“Do fillojë dhe diskutimi publik. Do marrë fund dhe shqetësimi i krimeve në familje”, përfundoi ministri.
/a.r