Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu ka folur në Euronews Now pas tensioneve të ditës së mërkurë në Komisionin e Medias, ku u përplas me kreun e grupit të PD-së Gazment Bardhin.
Bakiu e cilësoi Bardhin si një mik me të cilin ka ndarë momentet më të bukura, por edhe ato të hidhura në PD.
Ajo theksoi se nuk e kupton sjelljen agresive të kolegëve të cilët mbështesin Rithemelimin e kryeministrit Berisha.
“Gazment Bardhin e kam mik. Me Gament Bardhin ne kemi kaluar momente të bukura në Partinë Demokratike, por kemi kaluar edhe momente të hidhura, si ajo e datës 8 janar. Gazmend Bardhi ka qenë mbështetja jonë kryesore, por unë nuk e kuptoj pse është kjo sjellje ndaj këtyre deputetëve sepse ne kemi qenë gjithmonë të hapur të hapim procesin në Partinë Demokratike, të bëjmë zgjedhjen e kryetarit dhe forumeve, që të japim një platformë për qytetarët.”-u shpreh ajo.
Më tej, Bakiu u zotua se nëse provohen akuzat se ajo i shërben kryeministrit Rama, ajo është e gatshme që të lerë mandatin si deputete. Për ta përforcuar mendimin e saj, deputetia solli në kujtesë prejardhjen e saj, si një vajzë e rritur në një familje të persekutuar.
“Unë kam në familjen time njerëz të pushkatuar, kam njerëz që kanë vuajtur nëpër dënime dhe unë nuk mund të jem kurrë pjesë e Partisë Socialiste. Nuk mund t’i shërbej unë Partisë Socialiste dhe këtu bëhet ndasia.”-shtoi ajo.
/f.s