• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Boçi: “Rithemelimi” do kërkojë heqjen e Alibeajt si bashkëkryetar

by Java News
18/01/2024 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore pritet të rifillojë mes debateve veprimtarinë e tij. Kjo për shkak se deputetët mbështetës të Berishës dhe Bardhit, do të shkojnë për të kërkuar rikompozim dhe ndryshim të bashkëkryetarit të opozitës, me pretendimin se përfaqësojnë shumicën e deputetëve të opozitës. Kërkesë për të cilën janë shprehur kundër në parim, mazhoranca dhe përkrahësit e Bashës.

“Ka një komision, nëse funksionon kështu siç është, pra përfaqësues, bashkëkryetarë nga mazhoranca dhe një minorancë prej 9 deputetësh është njësoj sikurse tha Rama se do votohet me shumicë votash”, tha Boçi.

Në intervistën për RTSH-në Luçiano Boçi tha se faktori ndërkombëtar kërkon gjithpërfshirjen e partive në procesin e hartimit të kodit të ri zgjedhor.

“Ka theksuar të përfshihen të gjithë faktorët politikë dhe jo të jetë një reformë e njëanshme e mazhorancës e cila fut në xhep një pjesë të opozitës të blerë me interesa”, u shpreh më tej ai.

Për Boçin, Basha është në pazar të hapur për kod të njëanshëm. Në ndihmë, sipas tij, nuk i vijnë më as deklaratat e rreme, të cilat u përgënjeshtruan nga faktori ndërkombëtar, se falë negocimit të tyre është arritur dakordësia mes bashkëkryetarëve Gjiknuri dhe Alibeaj.

“Ato nuk kanë negociuar. Është thjesht një negociim i modelit 17 maj mes Bashës dhe Ramës”, theksoi Boçi.

Komisioni i reformës zgjedhore do të duhet të marrë për bazë rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore. Përfaqësuesit e  tyre kanë zhvilluar takime të veçanta me Gjiknurin, Alibeajn dhe Bardhin.

/f.s

Next Post
U arrestua për prostitucion, Dervish Hasi furnizoi me tritol grupin që planifikoi vrasjen e Domart Konjarit

U arrestua për prostitucion, Dervish Hasi furnizoi me tritol grupin që planifikoi vrasjen e Domart Konjarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com