Parlamenti Bajram Begaj ka dalë në konferencë për shtyp pasi Rithemelimi nuk e lejoi që ai të mbante fjalën duke krijuar kaos.
“Deputetët të gjejnë gjuhën e përbashkët ku mbizotëron dialogu. Kuvendi të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të vendit.
Kuvendi është hapësira e debateve ku profesionistë të ndryshëm të kenë mundësinë të përfshihen e të dëgjohen.
Kuvendi ka nevojë për opozitën zërin e saj argumentat e saj si dhe përballja në debate me ide dhe argumente. Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj”, tha Begaj./m.j