Në email-in e Koha.net ka ardhur një kumtesë, kërcënim, nga ata që veten e quajnë “Qytetart e Paknaqur” që marrin përsipër autorësinë e djegies së veturave nëpër Kosovë. Në këtë kumtesë, me përplot gabime gjuhësore, theksohet se djegiet do të vazhdojnë nëpër gjithë vendin derisa Qeveria të mos heqë dorë nga Zajednica.
“Qytetaret e Pakënaqur” kanë shkruar:
“Zajednica ka deke. isa plaki shum shpejt ka me deke. Hashimi dhe Kadria , qi smushen men shum shpejt kan me deke. Prom i kena kall do kerre ama kena me kall krejt qe s heket Isa me zajedince. Hala kurgjo ska ndodh qa ka me bo vaki qito dit. Hekni dor se ka me jav kall edhe shpijat edhe juve.Edhe ni sen po ju thojm: leni djemt e ri rahat e qe kini k… dilni naten kur po na shihni e spo guxoni me na u afru”.
Vetëm të mërkurën në Kosovë u është vënë zjarri katër veturave zyrtare, të blera me paratë e taksapaguesve të Kosovës: në Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë e Pejë dhe Malishevë.