Mediat helene kanë publikuar momentin e ekzekutimit të magiozit grek Vangjelis Zab8unis në rrugën “Ilaa Iliu” në qendër të Athinës.
Ndaj tij u zbrazën më shumë se 80 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Pavarësisht se ai lëvizte me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ishte aspak problem për autorët të cilët kanë përdorur plumba blindshpues, të cilat kanë arritur të penetrojnë përmes xhamave duke lënë të vdekur në vend 44-vjeçarin.
Në vendngjarje janë gjetur 97 gëzhoja. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm.
Gjithashtu dyshohet se armët mund të jenë edhe më tepër dhe autorët mund të kenë pasur mbështetje nga një automjet dhe një motoçikletë. Autoritetet po ekzaminojnë pamjet filmike nga zona ku u gjet i vrarë viktima si dhe të bizneseve nga ku kanë kaluar autorët.
Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Në vitin 2018, ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda. Autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare. Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri në burg dhe tjetri në atentat . Zabunis tentoi ti bënte atentat edhe gjykatëses që po gjykonte vëllezërit Vlastos në vitin 2012, por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.
/a.r