Viktima e atentatit të mbrëmshëm në ish-Bllok ishte i shoqëruar nga një miku i tij në momentin që u ekzekutua me armë në distancë të afërt. Ish-polici, Ajet Zeqaj, 35 vjeç, nga Tepelena, baba i tri vajzave kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qëndruar disa muaj.
Nisur nga deklarimet e dëshmitarit kryesor të ngjarjes, mikut të viktimës, që e përshkruan autorin si një person rreth 1.80 metra të gjatë, të veshur me të zeza, me kapuç dhe doreza, shkruan Panorama.
Miku i tij ka deklaruar gjithë sa ka parë në polici. Autori, që dyshohet se po e priste viktimën derisa ai ka dalë nga një lokal bastesh sportive me mikun e tij, e ka qëlluar një herë pas koke dhe një herë pranë syrit, duke e lënë të vdekur në vend.
Personi që e shoqëronte 35- vjeçarin nuk ka pësuar asgjë dhe është shoqëruar në Polici si dëshmitari kryesor i ngjarjes.