Presidentja Jahjaga priti sot alpinisten Merita Gashi e cila ia dorëzoi flamurin e Kosovës të cilin e ngriti në majën e Kilimanxharos për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, njofton kumtesa nga Presidenca, transmeton Koha.net.
Presidentja Jahjaga uroi Meritën për misionin e përmbushur për t’ia dedikuar këtë ecje drejtësisë për këtë krim lufte dhe shtoi se do të mbetet e përkushtuar gjithmonë për të ofruar përkrahje të palëkundur për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Jahjaga i kishte dorëzuar këtë flamur të Kosovës alpinistes Merita Gashi para nisjes së saj, duke shprehur përkrahjen e plotë së bashku me anëtarët e Këshillit për përmbushjen e këtij misioni humanitar.