Gjykata e Lartë ka refuzuar ditën e sotme të lirojë nga sekuestroja inceneratorin e Tiranës.
Kërkesa u shqyrtua në dhomën e këshillimit nga një kolegji gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj, e Sandër Simoni
Bëhet me dije se gjyqtarët nuk e kanë pranuar rekursin e avokatëve të kompanisë “Integrated Energy B.V SPV”, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Nga ana tjetër mësohet gjithashtu se Gjykata e Lartë ka lënë në sekuestro preventive dhe një sipërfaqe prej 611 m2 në Durrës. a
Pasuritë në fjalë u sekuestruan në gusht të vitit të kaluar, pasi SPAK doli në konkluzionin se pronarët e vërtetë të ‘Integrated Energy B.V SPV’ ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri./m.j