Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në Facebook e ka quajtur absurd ligjor përzënien e Bojken Abazit nga Kosova.
Haradinaj ka shkruar ne Facebook :
E përjetuam edhe një goditje të egër të një pushteti të egër! Deportimin e një shtetasi shqiptar,(Bojken Abazi) nga Prishtina në Tiranë! Ai është përzënë nga Kosova, në kohën kur në këtë vend, me leje e pa leje, hyjnë e dalin dreqi e i biri! Ky është kulmi i absurdit të shtetit ligjor!