Babai i Kledi Tirollarit, 29 vjeçarit të akuzuar se ka abuzuar seksualisht një të mitur 12 vjeçare, jep një tjetër version për ngjarjen e rëndë, për të cilët thotë se është e sajuar.
Pasi mohon akuzat për të birin Istref Tirallari shprehet se që kur ka nisur bashkëjetesën me Mirela Bosin vajza e mitur ka fjetur me të dhe jo me djalin e tij.
Ai shton se djali nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetueses teksa tregon se është kërcënuar prej saj kur është larguar nga shtëpia për shkak të grindjeve të vazhdueshme.
“Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojmë si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin. Djali nuk ka patur marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia. Kur është larguar na ka kërcënuar duke thënë “Do ta shihni se çfarë do t’u bëj”, dëshmon Tirollari.
/a.r