Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së mërkurës.
Pas atentatit ndaj ndërtuesit Lulzim Kazani, disa të shtëna janë dëgjuar pak minuta më pas në zonën e ish-Bllokut.
Informacionet e para flasin për një të vrarë, i cili quhet Ajet Zeqaj. Mësohet se vrasja ka ndodhur në rrugicën përballë LSI, pranë zyrave të Njësisë Nr.5.
Viktima kishte rreth 3 javë që ishte kthyer nga Franca. Ai ishte nga Tepelena dhe njihet si ish-efektiv i policisë.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa shkaqet e vrasjes janë të paqarta.