Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur demokratët për 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike. I vënë përballë mikrofonit të gazetarëve pas një mungese të gjatë në daljet publike, Basha sërish është treguar i rezervuar për të mos komentuar zhvillimet e fundit, sidomos masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.
Ai u kërkoi sërish kohë gazetarëve që i drejtuan pyetje duke thënë se së shpejti do të mbajë një konferencë për shtyp, ndërsa nënvizoi se nuk do ti zgënjejë demokratët.
“Ju uroj një vit të mbarë. Respektoj pritjen tuaj dhe nuk do të ju zhgënjej. Do të kem një konferencë për shtyp”-tha Basha./m.j