Juristja Brisida Gjikondi thotë se Sali Berisha shkeli në mënyrë flagrante vendimin e GJKKO-së për masën ‘arrest në shtëpi’, duke komunikuar nga ballkoni me mikrofon.
Në një intervistë për “Tirana Live”, Gjikondi theksoi se shkeljet e vazhdueshme të Berishës përbëjnë një shkak për ta dërguar atë në burg.
“Ajo ishte shkelje flagrante e vendimit të GJKKO-së dhe procedurave që janë marrë deri më tani ndaj Berishës. Vendimi është i qartë, ku arsyeton se i ndalohet komunikimi me të tjerët përveç familjarëve.
Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ‘arresti në shtëpi’ është i përcaktuar në vendimin e gjykatës se si do të procedohet. Ai e ka të shkruajtur se nuk i lejohet të komunikojë me asnjë njeri. Por policia ka për detyrë të verifikojë nëse Berisha e ka respektuar si duhet vendimin dhe të bëjë relacion për shkeljet që ia bën, që përbëjnë shkak për të ndryshuar masën e arrestit në arrest me burg.
Mund të rrijë në shtëpi deri në dy vjet. E kam thënë se Berisha është qenia më pa karakter dhe ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Këtej bën si hero që nuk pyet për drejtësinë dhe këtej fshehurazi çon avokatët, e njeh dhe përpiqet të ankimojë masën e arrestit për detyrim paraqitje.