• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkeljet e vazhdueshme të Berishës shkak për ta çuar në burg”, Gjikondi: Të verifikohet nëse ka respektuar vendimin

by Java News
04/01/2024 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristja Brisida Gjikondi thotë se Sali Berisha shkeli në mënyrë flagrante vendimin e GJKKO-së për masën ‘arrest në shtëpi’, duke komunikuar nga ballkoni me mikrofon.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Gjikondi theksoi se shkeljet e vazhdueshme të Berishës përbëjnë një shkak për ta dërguar atë në burg.

“Ajo ishte shkelje flagrante e vendimit të GJKKO-së dhe procedurave që janë marrë deri më tani ndaj Berishës. Vendimi është i qartë, ku arsyeton se i ndalohet komunikimi me të tjerët përveç familjarëve.

Ai nuk e përfilli këtë pikë por mori edhe një mikrofon. Nuk e përfilli fare këtë pjesë të vendimit sikurse nuk ka përfillur asnjë institucion të drejtësisë dhe procedurë ligjore, pavarësisht se derisa të vendoset se është i fajshëm, prezumohet i pafajshëm. Ai ka abuzuar me këtë bazë ligjore dhe dhunon dhe përdhunon reputacionin, dinjitetin e institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ‘arresti në shtëpi’ është i përcaktuar në vendimin e gjykatës se si do të procedohet. Ai e ka të shkruajtur se nuk i lejohet të komunikojë me asnjë njeri. Por policia ka për detyrë të verifikojë nëse Berisha e ka respektuar si duhet vendimin dhe të bëjë relacion për shkeljet që ia bën, që përbëjnë shkak për të ndryshuar masën e arrestit në arrest me burg.

Mund të rrijë në shtëpi deri në dy vjet. E kam thënë se Berisha është qenia më pa karakter dhe ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Këtej bën si hero që nuk pyet për drejtësinë dhe këtej fshehurazi çon avokatët, e njeh dhe përpiqet të ankimojë masën e arrestit për detyrim paraqitje.

E dëgjova Ballën por policia e shtetit, si një nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e Berishës, ka detyrë që të bëjë një relacion për shkeljen që ka bërë ai. Nëse rast se vazhdojmë me toleranca ndaj personazheve si Berisha, të tjerët kanë të drejtë të bëjnë të njëjtën gjë. Ligji ka kritere por edhe se çfarë bëhet kur ky zotëri i shkel këto“, u shpreh juristja.
/f.s
Next Post
Sekuestrimi i ndërtimeve pa leje, Balla: Për 9 objektet e para arkëtuam 10.5 milionë Euro

Balla: Opozita me shumë koka, uroj që të mos kërkojnë komision hetimor për veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In