52-vjeçarja italiane që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit.
Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb.
Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë.
/f.s