• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i mbrapshtë i demokratëve

by Java News
03/01/2024 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rajmonda Basha

Viti 2023 nuk ka qenë as më i lehti dhe as më i kuptueshmi për Partinë Demokratike në Shqipëri.

Pasojat e veprimeve të vitit paraardhës janë reflektuar ndjeshëm te veprimet dhe (mos)veprimet e aktorëve politikë.

PD ka qenë e mbushur me vendime, përjashtime, grupime, e orientime të ndryshme.
Në 12 muaj shumëçka ka ndodhur, ama një gjë nuk ka ndryshuar: PD-ja e përçarë.

Muaji janar pa në skenë deputetin Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi dhe hera herës e cilësonte veten dhe kryetar partie.

Ndërsa, nga ana tjetër përballë kishte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe grupimin e Rithemelimit që për ta, ato ishin vetë PD-ja edhe pse Gjykata vendosi për mosnjohjen e tyre.

Nga përjashtimet deri te dyert e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kështu u përmbyll janari për forcën më të madhe opozitare e zhytur prej kohësh në një vorbull betejash për legjitimitetin e saj.

Nga ana tjetër, shkurti ka pasur kryefjalë Protestën.

Marshimi i lirisë dhe revolucioni ishin dy konceptet shteruese të protestës së 11 shkurtit, fillimisht.

Mandej të dyja përvijuan aplikimin në protestën e të hënës përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe pastaj, sërish e enjte, sërish Parlament, sërish…protestë “revolucionare” e Partisë Demokratike.

Për të tretën herë brenda dy javëve, në rrugën përballë Parlamentit, do të vendosej një skenë e improvizuar si një foltore e sallës së seancave plenare.

Kjo, për t’i hapur rrugën një tjetër ngjarjeje shumë të rëndësishme për forcën e djathtë.

PD në dyert e Gjykatës.

Teksa mesdita e 3 marsit i gjeti në bulevard dhe në Gjykatë, në darkë rrjedha mori drejtim.

Apeli e dha vendimin, për të cilin kishte shumë kohë që pritej mes akuzave të deleguara.

Çështja kaloi për rigjykim në Shkallën e parë. Vendimi i Zhukrit ra. Vula e PD-së i mbeti Enkelejd Alibeajt – kundërshtarit të krydemokratit Sali Berisha në këtë betejë.

Këto ishin vendimet e thjeshtëzuara, jo në gjuhë juridike.

PD, e “zgjidhi këtë hall”, por “një hall tjetër ishte afër”, zgjedhjet vendore të 14 majit.

Cili do të ishte rrugëtimi i PD-së? Partia e Berishës dhe vula e Alibeajt?

Kështu, përplasjet kanë qetë të shpeshta. Berisha ka bërë përpjekje duke dorëzuar kërkesa për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Megjithatë veprimet rezultuan të pasuksesshme. Kështu zgjidhje për të ngeli regjistrimi nën siglën e koalicionit të formuar me Partinë e Lirisë, atë Demokristiane si edhe Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, i emërtuar “Bashkë Fitojmë”.

Në këtë koalicion, vetë PD-ja nuk figuronte pjesëmarrëse, pasi Berisha nuk e kishte tagrin ligjor për të përfaqësuar forcën e djathtë politike. Kështu, përgatitjet për zgjedhjet vendore vijuan ndarazi.

Alibeaj në një anë dhe Berisha në anën tjetër.

Përçarja u reflektua edhe në përfundime. Koalicioni Bashkë Fitojmë arriti të sigurojë vetëm shtatë bashki, ndërsa PD-ja zyrtare asnjë të vetme.

Dhe pas këtyre rezultateve, akuzat ishin si gjithmonë: Vjedhje votash-masakër zgjedhore.

Çdo të premte në orën 12, ish-kryeministri Berisha ka vijuar me prezantimin e “provave” se çfarë ka ndodhur më 14 maj, si për të justifikuar disi humbjen e theksuar.

Ndërsa, rezultatet katastrofike u pasuan me dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga funksionet që mbante – duke lënë PD pa kryetar.

Më pas PD nuk ka gjetur qetësi.

Pas caktimit të datës për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku në lojë ishte rikthimi i Lulzim Bashës kundër Gjergj Hanit.

Deri më tani flitej për dy grupime PD zyrtare, grupim Rithemelimi ndërsa në fund qershori do flitej për tre.

Organizimi i partisë, ose më saktë mënyra e organizimit.

Kjo ka qenë molla e sherrit që ka shkaktuar ndarjen e PD-së zyrtare (pa përfshirë atë të Grupimit Berisha) në dy pjesë. Kësaj here ishte Gazment Bardhi dhe 16 kolegët deputetë të tij.

Kështu vera ishte e trazuar për demokratët. Dhe, më 29 korrik, pas zgjedhjeve të mbajtura në PD, zyrtarisht Basha u rikthye në krye.

Rezultati i pritshëm, pa asnjë surprizë.

Nga ana tjetër, nga gushti në dhjetor ish-kryeministri Berisha me grupin e tij ndjekur nga Bardhi kanë vijuar me takime të përbashkëta për të organizuar aksionin opozitar.

Bashkimi ndodhi në shtator. Për “hir” të unifikimit.

Ata kanë shkaktuar, kaos, përplasje brenda dhe jashtë parlamentit. Ama, nuk mjaftoi. Me apo pa zhurmë mazhoranca e vijoi agjendën politike.

Teksa në gusht fliste për masakër zgjedhore, në muajt në vijim ndryshoi dinamika.

Hetimi për ish-klubin Partizani do ta zhvendoste vëmendjen. Mes të akuzuarve do të rezultonte dhe ish-kryeministri Berisha duke konsumuar për të veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Pavarësisht se shkresat janë dërguar herë pas here Berisha refuzoi të paraqitet në Gjykatë, dhe si “obligim” jua la avokatëve. Kështu, deri sa për të ndryshoi masa. Nga detyrim paraqitje në arrest në shtëpi.

Nga ana tjetër, një hall që i ka shoqëruar gjatë demokratët u rikthye sërish.

Vula, e kujt?

Një vendim i Gjykatës së Lartë që riktheu çështjen në Apel, turbulloi skenën politike në “oborr” të selisë blu.

Tashmë me një lider në arrest shtëpie, me një vulë pa pronar dhe një Parti me dy seli e tre grupime, fati i partisë më të madhe në vend nuk duket fort i zgjidhshëm.

Next Post
Media greke: Rama i kërkon Vangjel Tavos të drejtojë përkohësisht Bashkinë Himarë

Media greke: Rama i kërkon Vangjel Tavos të drejtojë përkohësisht Bashkinë Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com