Një automjet tip “ Benz” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Fier- Vlorë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Policia Rrugore dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Burimet paraprake bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka dal menjeherë nga makina.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit i cili fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale e jo në njerëz.
/a.r