Dita e dytë e Vitit të Ri ka sjellë trafik të rënduar edhe në autostradën Tiranë –Lezhë. Radhët e gjata kanë krijuar trafik dhe kaos në lëvizjen e automjeteve.
Në rëndimin e trafiku në autostradë kanë ndikuar dhe disa aksidente që janë shënuar në këtë aks.
Fluks të lartë automjetesh ka pasur edhe ditën e djeshme në autostradë, kjo ka bërë që qytetarët të presin me orë të tëra.
Policia rrugore ka dalë në terren për të menaxhuar dhe lehtësuar qarkullimin e makinave./m.j