Shen Haixiong, kryetari i Grupit Mediatik të Kinës(CMG), të hënën i dërgoi urime për Vitin e Ri audiencës së huaj, duke nënvizuar rolin e Grupit në nxitjen e e shkëmbimeve midis qytetërimeve.
CMG-ja, e themeluar në vitin 2018, tani është bërë një grup mediatik gjithëpërfshirës, dhe më i madh, tha Shen, i cili shtoi se në vitin 2023, CMG-ja përfundoi krijimin e zyrës së 191-të të saj jashtë shtetit, duke ndërtuar një rrjet komunikimi që mbulon 67 vende dhe rajone të botës .
Duke vënë në dukje se viti 2024 është viti i dragoit sipas kalendarit hënor kinez, ai tha seDragoi është një totem mitologjik fatmirësie në qytetërimin kinez, i cili simbolizon mësimin nga epërsitë e të gjithëve, përfitimin nga të gjitha gjërat, kërkimin e bazës së përbashkët duke lënë mënjanë dallimet dhe bashkëjetesën harmonike me natyrën. Me frymën e dragoit, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do t’i rrëfejë botës më shumë histori të mrekullueshme të Kinës dhe të botës, për të shkruar një kapitull të qytetërimit modern njerëzor dhe për të mirëpritur pranverën e re së bashku, kështu u zotua kryetari i CMG-së në mesazh urimi.