Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil. Policia thotë se viktima me iniciale L.P., ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Viktima rezultonte një person i njohur për policinë, ndërsa më 14 tetor, mbeti i plagosur pas një sherri me një tjetër përdorues droge në Sarandë. L.P., ka qenë më parë i arrestuar në mars 2023 me një sasi të vogël “cannabis sativa”, në maj 2021 për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë, në Qershor 2017 për vjedhjen e një celulari dhe në qershor 2015 për vjedhjen e sendeve në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë. Po hetohen shkaqet e vdekjes së tij.
“Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, sqaron Policia e Vlorës./m.j