Një 56-vjeçar denoncoi në policinë e Korçës zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare më fshatin Drenovë, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.
Pas kallëzimit, policia nis menjëherë punën për gjetjen e saj. Mësohet se pasditen e sotme, e mitura është gjetur nga autoritet. Ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.
Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.
Në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa./m.j