Në ankandin e Bonhams, e cila është mbajtur në fundjavën e kaluar gjatë ngjarjes “Amelia Island Concours d’Elegance” në Florida, është shitur modeli Bugatti 57SC Sport Tourer i vitit 1937.
Edhe pse është vlerësuar se mund të arrijë çmimin e shitjes nga 11 deri 13 milionë dollarë, në fund kjo veturë është shitur për më pak se 10 milionë dollarë, saktësisht 9 milionë e 735 mijë dollarë.
Këtë model, Bugatti 57 SC Sport Tourer nga viti 1937, e ka blerë një koleksionist amerikanë. Koha.net