Greqi- Një telefonatë duket se ka qenë arsyeja që 16-vjeçari vrau të atin në Kalyvia, mbrëmjen e së premtes, 22 dhjetor.
Tashmë, autoritetet kanë në duar dy thika kuzhine, me të cilat 16-vjeçari plagosi për vdekje të atin, duke e goditur 20 herë.
16-vjeçari dëshmoi se e kishte kryer aktin për shkak se i at ii kishte abuzuar vazhdimisht së bashku me nënën dhe vëllanë.
Telefonata
Autori, si dhe nëna e tij, e cila ishte divorcuar nga viktima, dëshmuan se 71-vjeçari ishte i dhunshëm ndaj tyre, shkruan protothema.gr.
Pak para sulmit të përgjakshëm, një telefonatë e bërë nga babai me djalin duket se ka qenë shkak për krimin që pasoi. Gjatë bisedës telefonike, babai dyshohet se ka sharë djalin e madh dhe ish-partneren, nënën e dy fëmijëve.
Sipas MEGA-s, që nga viti i kaluar nëna e 16-vjeçarit ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte në një shtëpi tjetër me djalin e tyre të madh, i cili tashmë është 19 vjeç, ndërsa 16-vjeçari jetonte ende me të atin.
I mituri i ka zënë pritë 71-vjeçarit dhe e ka goditur me thikë.
Në një moment gjatë sulmit, dhe pasi mori dhjetëra plagë me thikë nga djali i tij, ai mundi të shpëtonte dhe filloi të vraponte i mbuluar me gjak. Në korridorin e pallatit ai u rrëzua dhe dha frymën e fundit.
16-vjeçari, i cili u arrestua dhe pranoi aktin e tij, u procedua penalisht nga prokurori për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, ndërsa iu dha afat për të kërkuar falje ditën e mërkurë, datë 27 dhjetor.
Analisti i policisë speciale, Stavros Balaskas, tha për MEGA: “Viktima kishte një sjellje jashtëzakonisht fyese, verbale dhe praktike ndaj fëmijëve dhe gruas së tij. Kjo del nga dëshmitë”.
“Ka pasur një konfrontim të madh verbal, kanë ardhur në përplasje. Fëmija, para krimit, e kishte menduar mjaftueshëm.”
Nëse vërtetohet se viktima ka abuzuar me ta, atëherë 16-vjeçari mund të marrë masa zbutëse.
/a.r